DASH raport për klimën e investimeve në Shqipëri: Korrupsioni në sistemin gjyqësor pengon investitorët e huaj, vend i vështirë për të bërë biznes

Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes, kështu e perceptojnë investitorët e huaj raporton Departamenti Amerikan i Shtetit. Pavarësisht reformave të ndërmarra në kornizën ligjore dhe reformën elektorale, korrupsioni mbetet problemi kryesor të cilin investitorët e huaj e shohin në Shqipëri.

Në raportin e DASH theksohet se pavarësisht një kornize të shëndoshë ligjore dhe përparimit në reformën elektronike, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave theksohen në raportin e DASH si problemet e vazhdueshme në Shqipëri. 

Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes, kështu e perceptojnë investitorët e huaj raporton Departamenti Amerikan i Shtetit. Pavarësisht reformave të ndërmarra në kornizën ligjore dhe reformën elektorale, korrupsioni mbetet problemi kryesor të cilin investitorët e huaj e shohin në Shqipëri. Ndërkohë që sipas raportit të Transparancy International, indeksi i perceptimit të korrupsionit për vitin 2019 e rendit Shqipërinë të 106 nga 180 vendet të përfshira.

Problem për investitorët paraqesin korrupsioni në sistemin gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe moszbatimin e kontratave si disa nga problemet kyçe.

Një nga sfidat më të mëdha që paraqet raporti janë të drejtat e pronësisë, sepse akoma ka vështirësi në përcaktimin e pronarëve.  Miratimi i ligjit të ri te pronës, nuk e ka përmirësuar situatën.

“Ka pasur raste kur individë të veçantë kanë manipuluar sistemin gjyqësor dhe kanë marrë tituj të jashtëligjshëm prone. Mbivendosja e titujve të pronave është një çështje serioze dhe e zakonshme.”- theksohet në raport.  

Në Shqipëri gjenden 440 000 ndërtesa pa leje. Sipas Bankës Botërore , Shqipëria renditet e 98-ta, nga 190 vende sa i përket regjistrimit të pronave. Ndërkohë që vazhdon të mbetet problem edhe procesi i kompensimit të tyre.  

Shqipëria ra gjithashtu 19 pikë në studimin e Bankës Botërore për bërje të Biznesit 2020, duke u renditur e 82-ta nga 63-ta qe ishte në 2019. Vendi vazhdon të ketë rezultate të dobëta në dhënien e lejeve të ndërtimit, pagimin e  taksave, zbatimin e kontratave, regjistrimin e pronës, mbrojtjen e investitorëve.

Në raport theksohet se qeveria Shqiptare për ti dhënë zgjidhje këtij problemi miratoi ndryshime kushtetuese gjithëpërfshirëse për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit. Sipas DASH më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetingut janë shkarkuar për pasuri të pasqaruar ose lidhje të krimit të organizuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Raporti i SHBA: Shërbimet në e-Albania përparim domethënës, goditje korrupsionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë maksimalisht qeverinë shqiptare për kalimin e shërbimeve online të ofruara nga portali unik e-Albania.

Në raportin vjetor të Departametit të Shtetit për Shqipërinë, zyrtarët amerikanë theksojnë se e-Albania është një përparim domethënës i qeverisë shqiptare në punën e saj për revolucionin digjital.

Sipas raportit të DASH, kalimi i shërbimeve online përmes e-Albania rrit ndjeshëm shërbimin ndaj qytetarëve pasi shmanget kontakti fizik me zyrtarët dhe goditet korrupsioni.

Raporti vlerëson se aktualisht qytetarët shqiptarë marrin 61 % të shërbimeve publike online, ose 15 % më shumë sesa vitin e kaluar ndërsa pritet që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të kalojë 91 % të të gjitha shërbimeve publike online në një kohë të shpejtë.

“Qeveria ka bërë përparime domethënëse me agjendën e revolucionit digjital. Në janar 2020, 61% e shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe bizneseve u mundësuan online përmes portalit e-Albania, 15 për qind më shumë se në vitin 2019. Reforma është në vazhdim, dhe qeveria synon që në dhjetor 2020, 91 për qind e gjithë shërbimeve të jenë të mundshme online. Kjo mund të ndihmojë në uljen e kurbës së korrupsionit pasi kufizohen kontaktet direkte të funksionareve publik”, thuhet në raportin e DASH.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vjen pas dy raporteve të tjerë të njohur ndërkombëtar, atij të Kombeve të Bashkuara dhe të OECD, të cilët vlerësonin Shqipërinë për qeverisjen digjitale.

Sipas këtyre raporteve, shërbimet publike ndaj qytetarëve që ofrohen online kanë rritur cilësinë e jetës së shqiptarëve, kanë ulur korrupsionin dhe kanë ndikuar për një klimë më të mirë për biznesin. Shqipëria vlerësohet si vendi më i mirë i rajonit për qeverisjen digjitale duke tejkaluar edhe vende që janë aktualisht anëtare të Bashkimit Europian.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • spak: 10/09/2020 13:19

    Sali Berisha sulmon vetem gjerat e mira.Ta keni nga une. Nese Berisha dhe rrugacet e tij sulmojne e-albania, e ben vetem se eshte nje pune qe funksionon.sulmon se mbron ata parazitet qe ushqen prej vitesh nje nga ato eshte morri i PD-se INFOSOFT. Berisha kishte krijuar monpol me Grigorin hajdut te Infosoftit dhe cdo njeri tjeter qe hyn me ndershmeri ne kete treg kamikazi Berisha dhe gjobaxhiu Basha i sulmojne.

    Përgjigju
    • Saliu: 10/09/2020 15:24

      Dmth edhe pas 8 vitesh, fajin e ka Saliu. Po pas 20 vitesh, kush do e ketë? Prit prit, Saliu, e gjeta.

  • Kotfare: 10/09/2020 10:55

    Uk eshte korrupsioni qe pengon bizneset e huaja eshte agjencia e hetimit dhe pastrimit qe u ve gjoba bizneseve te huaja, sot te trasferosh 10.000 euro ne shqiperi eshte bere ferr e jo me investitoret qe duan te trasferojne milionat ketu ne shqiperi! Agjencia ne vend qe te merret me gjithe narcos qe kane pushtuar ahqiperine e pastrojne para ne driten e diellit me resorte e hotele e lolale e dyqane merret me investitoret e huaj! Banana Republic

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!