Pas lindjes së vogëlushes North, ylli televiziv Kim Kardashian është shfaqur në publik shumë pak.

Edhe ato pak herë që Kim është fotografuar nga paparacët është shfaqur e veshur me rroba të gjera dhe të thjeshta.

Pavarësisht se dukej rënia në peshë nuk kemi arritur të shohim format e famshme të Kim.

kim kardashian

Më në fund Kim është shfaqur ashtu siç ajo di të bëjë më mirë, e veshur me një fustan të zi elegant, që nxirrte në pah linjat e saj.

Ajo ka marë pjesë në shfaqjen e modës në Paris e shoqëruar nga partneri Kanye West.

Sigurisht që bukuroshja Kardashian ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e fotografëve por edhe personave të pranishëm në këtë event.

Cifti është dukur plot stil dhe në formë të mirë, teksa janë parë në shoqërinë e yjeve të njohur të ekranit.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)