Pas lindjes së vogëlushes North, ylli televiziv Kim Kardashian ka preferuar mos ta ekspozojë atë në publik.
Shumë kanë qenë kuriozë për ta parë Kim në krahë me vogëlushen dhe më në fund kjo gjë ndodhi.
Ajo është shfaqur për herë të parë në publik me vogëlushen North, pa e mbuluar atë.

Ditën e djeshme Kim së bashku me partnerin e saj Kanye West dhe me vogëlushen bukuroshe kanë shijuar momentet e relaksit së bashku në Sanata Barbara.
Kim është treguar mjaft e dashur ndaj vajzës duke e mbajtur gjithë kohës në krahë dhe duke e mbuluar me puthje.
Edhe Kanye është treguar një baba i përkushtuar ku siç duket në foto ai po shtynte karrocën e bebes.
Ata kanë qenë të veshur “casual”, ndërkohë që janë dukur në harmoni të plotë.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com