Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut

Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka përsëritur thirrjet për zgjerimin e “pakufishëm” të programit bërthamor ushtarak të vendit për, siç tha, t’i luftuar kërcënimet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, tha të hënën agjencia shtetërore e lajmeve e Veriut.

Në një konferencë me zyrtarët e ushtrisë të premten, Kimi e dënoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta përditësuar strategjinë e përbashkët me Korenë e Jugut për mbrojtje bërthamore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ushtarak trepalësh me Jugun dhe Japoninë.

Ai e përshkroi këtë bashkëpunim si “NATO-ja aziatike” e cila po i rrit tensionet dhe destabilitetin në rajon. Kimi e kritikoi Shtetet e Bashkuara edhe pse po e mbështesin Ukrainën, e cila po e lufton pushtimin nga Rusia.

Ai madje tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë po e përdorin Ukrainën si “trupa elitare” për të kryer luftë kundër Moskës dhe për ta zgjeruar ndikimin ushtarak të SHBA-së, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Në muajt e fundit, Kimi e ka bërë prioritet forcimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Uashingtoni, Seuli dhe Kievi thonë se më shumë se 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, për ta përkrahur Kremlinin në luftë kundër Ukrainës, dhe se një pjesë e tyre janë përfshirë në luftime në Kursk, rajonin rus në kufi me Ukrainën.

Kim ende nuk e ka pranuar drejtpërdrejt se është duke e furnizuar me mjete ushtarake dhe trupa Rusinë, për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës.

Kimi e ka përdorur luftën e Rusisë në Ukrainë si shpërqendrim për ta përshpejtuar zhvillimin e ushtrisë së tij të armatosur me armë bërthamore, e cila tani disponon sisteme të ndryshme me armë bërthamore që kanë si objektiv Korenë e Jugut dhe raketa balistike ndërkontinentale që ka mundësi ta arrijnë SHBA-në./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 10:37

    Bonus 100 e 150 euro për fundvit për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Operacioni kundër kriptomonedhave/ Prokuroria ka lëshuar 20 urdhra, ja si u futën në kurth! 6 nga të dyshuarit janë pronarë pikash Exchange, dyshohet për pastrim parash

Operacioni kundër kriptomonedhave/ Prokuroria ka lëshuar 20 urdhra, ja si u futën në kurth! 6 nga të dyshuarit janë pronarë pikash Exchange, dyshohet për pastrim parash