Lufta në Ukrainë/ Media: Biden heq kufizimet, Kievi mund të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Presidenti Joe Biden i ka hequr Ukrainës kufizimet në përdorimin e armëve amerikane, duke e lejuar të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar thellë brenda territorit rus, raporton Reuters.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka pranuar raportimet e mediave për përdorimin e  sistemit raketor ATACMS kundër Rusisë, por ai nuk konfirmoi ose mohoi nëse ishte dhënë leja për t'i përdorur ato nga SHBA.

Përmes një video-deklarate në Telegram, Zelensky tha se ai kishte paraqitur një "plan fitoreje" për aleatët, i cili përfshinte përforcimin e ushtrisë me armë "me rreze të gjatë” veprimi.

Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me raketa me rreze të gjatë veprimi deri në 306 kilometra në ditët në vijim. 

Ky vendim i SHBA më shumë se dy muaj përpara se presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar, vjen pas disa muajsh kërkesash nga presidenti ukrainas Zelensky për të lejuar ushtrinë e Ukrainës të përdorë armët amerikane për të goditur objektivat ushtarake ruse larg nga kufiri i saj.

“Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të godasë thellë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore dhe do të marrë një përgjigje të shpejtë." Kështu tha Vladimir Dzabarov, nënkryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Federatës Ruse, sipas Agjencia ruse e lajmeve TASS.

Richard Grennell, një nga këshilltarët e më të afërt për politikën e jashtme të presidentit të zgjedhur Donald Trump tha se Biden po kërkon të përshkallëzojë luftën para se të lërë zyrën.

Sipas Neë York Times, disa përfaqësues të qeverisë amerikane kanë thënë se kanë frikë se përdorimi i raketave të këtij kapaciteti, mund ta shtyjë presidentin rus Vladimir Putin në hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Në shtator, Putin paralajmëroi Perëndimin që të mos lejojë Ukrainën të përdorë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi për të goditur territorin rus.

Këtë të dielë Rusia ka nisur një nga sulmet më të mëdha ajrore në Ukrainë tha presidenti Zelensky më herët me 120 raketa dhe 90 dronë, sulmi më I fuqëshm në 3 muajt e fundit me shënjestër qytetet paqësore, civilët dhe infrastruktura. Polonia tha se për shkak të sulmeve masive ruse në qytetet ukrainase, mobilizoi avionët e saj luftarakë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

1731880811_20170713309418491151319.jpg

Vladimir Dzabarov

Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të godasë thellë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore dhe do të marrë një përgjigje të shpejtë.

Kështu tha Vladimir Dzabarov, nënkryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Federatës Ruse, sipas Agjencia ruse e lajmeve TASS.

Ora 22:50
Diktatori koreano-verior Kim Jong-un urdhëron ushtrinë: Kërcënimet nga SHBA dhe aleatët sjellin tension, përgatituni për luftë!

1731137501_kimjongun.JPG

Kim Jong Un 

Sipas gazetës "La Repubblica", agjencia shtetërore mediatike e Koresë së Veriut, KCNA, raporton se diktatori Kim Jong Un i ka kërkuar ushtrisë së tij që të mobilizohet fuqimisht për një luftë të madhe. 

Lideri koreanoverior është shprehur se kjo situatë është nxitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj.

Për këtë shkak ka urdhëruar edhe që të jenë gati për çdo situatë.

Ora 22:31
Le Figaro: Parisi dhe Londra janë gati të autorizojnë Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë

1731879282_stormshadoë.jpg

Raketa Storm Shadow

Vendimi i presidentit Jo Biden për t'i dhënë dritën jeshile përdorimit të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë mund të shkaktojë një reaksion zinxhir.

Sipas Le Figaro, Franca dhe Britania e Madhe janë gjithashtu gati t'i japën dritën dritën jeshile Kievit për përdorimin e sistemeve raketore Scarp/Storm Shadow.

Ora 22:21
Biden i lejoi përdorimin, reagon presidenti ukrainas Zelensky: Raketat do të flasin vetë

1731878672_Zelensky.jpg

Volodyrmyr Zelensky

Presidenti Volodymyr Zelensky ka pranuar raportimet e mediave për përdorimin e ATACMS kundër Rusisë, por ai nuk konfirmoi ose mohoi nëse ishte dhënë leja për t'i përdorur ato nga SHBA.

Përmes një video-deklarate në Telegram, Zelensky tha se ai kishte paraqitur një "plan fitoreje" për aleatët, i cili përfshinte përforcimin e ushtrisë me armë"me rreze të gjatë: veprimi.

“Në media thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura, por sulmet nuk realizohen me fjalë. Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë."

Ora 21:59
Ministri i Jashtëm polak mirëpret vendimin e Biden për raketat me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë

1731877516_134214926657042957760725719868.jpg

 
Radoslaw Sikorski

Ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslaw Sikorski përshëndeti vendimin e presidentit Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi, për sulme thellë brenda territorit rus.

Sipas kryediplomatit polak vendimi i Biden është një përgjigje e denjë ndaj sulmeve të fundit ruse në Ukrainë, si dhe ndaj përfshirjes së ushtarëve të Koresë së Veriut në konflikt.

Ora 21:45
Grafiku i BBC: Shtetet që kanë dërguar më shumë armë në Ukrainë, kryeson SHBA me mbi 55 miliardë dollarë ndihma ushtarake

1731876372_httpsd1e00ek4ebabms.cloudfront.n.jpg

SHBA ka qenë furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën që nga fillimi i konfliktit.

Midis shkurtit 2022 dhe fundit të qershorit 2024, ajo dorëzoi ose kryente armë dhe pajisje me vlerë 55.5 miliardë dollarë, sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, një organizatë gjermane kërkimore.

Aleatët e tjerë si Gjermania dhe Britania e Madhe kanë dhënë armë dhe pajisje përkatësisht me vlerë 11 dhe 9.6 miliardë dollarë.

Armët përfshijnë avionë, mbrojtje ajrore, tanke dhe drone.

Britania e Madhe e ka furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë të quajtur Storm Shadoës, por nuk e ka lejuar Ukrainën t'i përdorë ato kundër territorit rus.

Grafiku i BBC
Ora 21:27
Deputeti rus: Biden do hyjë në histori si ‘Xhoi i përgjakur’! Po minon qëllimin e Trump për të parandaluar një luftë globale

1731875330_682176.jpg

Leonid Slutsky

“Çdo leje nga Shtetet e Bashkuara për të nisur sulmet me raketa Atacms në territorin rus do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një përshkallëzim dhe një përgjigje të ashpër nga Moska.”

Kështu u shpreh Leonid Slutsky, kreu i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të Dumës së Shtetit dhe kreu i Partisë Liberale Demokratike populiste të krahut të djathtë, për agjencinë Ria Novosti.

“Biden, me sa duket, vendosi të përfundojë mandatin e tij presidencial dhe të hyjë në histori si “Xhoi i përgjakur”, - tha deputeti rus.  

Slutsky shtoi se vendimi i Biden do të thotë pjesëmarrje e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në konfliktin në Ukrainë.

“Administrata Biden nuk mund të mos e kuptojë se po braktis Trump "i cili dëshiron të bashkëpunojë për të zgjidhur jo vetëm konfliktin ukrainas, por edhe për të parandaluar një përplasje globale", -nënvizoi parlamentari rus.

Ora 21:14
Biden i lejoi Kievit përdorimin e raketave amerikane/ Këshilltari i Trump, Richard Grenell: Po përshkallëzon luftërat para se të lërë zyrën

1731874556_1x1.jpg

Richard Grennell

Ka ngjallur pasiguri për të ardhmen e luftës në Ukrainë lajmi se presidenti Joe Biden ka lejuar Kievin që të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, kundër Rusisë.

Nuk është e qartë nëse presidenti i zgjedhur Donald Trump do të ndryshojë vendimin kur të marrë detyrën, por Richard Grennell, një nga këshilltarët e tij më të afërt për politikën e jashtme dhe i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi gjatë mandatit të parë të republikanit, ka reguar në rrjetin social “X”.

“Përshkallëzim i luftërave para se të lërë zyrën”,- shkruan Grenell.

Ora 20:42
Media: Zyrtari amerikan konfirmon lajmin, SHBA lejon Ukrainën që të përdorë sistemin raketor ATACMS kundër Rusisë

1731872966_800pxATACMSMay20061280x720.png

 
ATACMS 

Siç kemi raportuar, mediat amerikane thonë se Presidenti Joe Biden ka autorizuar Ukrainën për përdorimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, kundër Rusisë. 

CBS News pretendon se një zyrtar amerikan ka konfirmuar vendimin e Biden, i cili i hap rrugë përdorimit të sistemit raketor ATACMS, nga Ukraina, kundër Rusisë.

Çfarë është ATACMS?

Sistemi i raketave taktike të ushtrisë MGM-140, ose ATACMS, është prodhuar nga Lockheed Martin. Këto raketa mund të arrijnë objektiva deri në 300 koilometra disatancë dhe janë të vështira për t'u kapur për shkak të shpejtësisë së tyre të lartë.

Shtetet e Bashkuara i dërguan këto armë si pjesë e një pakete mbështetëse, dhe ato janë përdorur një herë për të goditur objektivat ruse në Krimenë e pushtuar.

ATACMS lejon Ukrainën të godasë më thellë në territorin e Rusisë, duke synuar bazat, objektet e magazinimit dhe qendrat logjistike.

Ora 20:09
Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit

1731870795_theëhitehouseinëashingtondc.jpg

Shtëpia e Bardhë, SHBA

Vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën që të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi, që mund të arrijnë thellë brenda Rusisë, ka ngjallur shqetësime serioze në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas New York Times, disa përfaqësues të qeverisë amerikane kanë thënë se kanë frikë se përdorimi i raketave të këtij kapaciteti, mund ta shtyjë presidentin rus Vladimir Putin në hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Në shtator, Putin paralajmëroi Perëndimin që të mos lejojë Ukrainën të përdorë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi për të goditur territorin rus.

Ai deklaroi se Moska do ta shihte atë si "pjesëmarrje të drejtpërdrejtë" të vendeve të NATO-s në luftën e Ukrainës, duke thënë se kjo "do të ndryshonte vetë thelbin, natyrën e konfliktit".

“Kjo do të thotë se vendet e NATO-s, SHBA dhe shtetet evropiane, po luftojnë me Rusinë”, tha kreu i Kremlinit.

Ora 18:48
Ukrainë njofton kufizim të energjisë elektrike në mbarë vendin pas sulmeve ruse

1731865826_GettyImages1244289085.jpg

Foto ilustruese

Ukraina njofton kufizime energjetike mbarëkombëtare duke filluar nga nesër pas sulmit të madh rus.

Arsyeja e kthimit të përkohshëm të kufizimeve, shpjegon Ukrenergo, raportuar nga Ukraiska Pravda, është dëmtimi i impianteve energjetike gjatë sulmit masiv të sotëm me raketa dhe dron.

Punonjësit e Energjisë po punojnë për eliminimin e pasojave në mënyrë që pajisjet e dëmtuara nga armiku të kthehen në punë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në mesazh.

Ukrenergo kërkoi që të mos i ndezë më pajisjet elektrike në të njëjtën kohë

Ora 17:53
Navalnaya, Kara-Murza dhe disidentë të tjerë rusë protestojnë në Berlin kundër luftës së Putinit

1731862501_1653180046b964d7ede0c499caea.jpg

Ilya Yashin, Yulia Navalnaya dhe Vladimir Kara-Murza

Yulia Navalnaya, Vladimir Kara-Murza dhe disa disidentë të tjerë rusë u mblodhën sot në Berlin për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Me slogane si “Jo luftës” dhe “Rusi pa Putinin,” rreth 2,000 persona, sipas organizatorëve, marshuan drejt ambasadës ruse në kryeqytetin gjerman.

Në krye të protestës ishte Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny, lideri kryesor i opozitës ruse, i cili ndërroi jetë në rrethana misterioze shkurtin e kaluar në burgun arktik ku mbahej i burgosur.

Ajo ishte e shoqëruar nga dy figura të tjera të njohura të opozitës ruse: ish-këshilltari i Moskës, Ilya Yashin, dhe gazetari e aktivisti Vladimir Kara-Murza, i cili ka mbijetuar dy përpjekjeve për helmim.

Të dy, Yashin dhe Kara-Murza, u liruan verën e kaluar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, pasi kishin vuajtur dënime për kundërshtimin e pushtimit të Ukrainës.

Opozita ruse ka paraqitur tre kërkesa kryesore: tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga Ukraina, gjykimin e Vladimir Putinit si kriminel lufte, dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Rusi.

Ora 17:36
Bloomberg: Korea e Veriut mund t'i dërgojë Putinit deri në 100 mijë ushtarë

1731861654_AFP20230210338Ë9GEv3High.jpg

Ushtarë të Koresë së Veriut

Korea e Veriut mund të dërgojë në Rusi deri në 100 mijë trupa, në luftën kundër Ukrainës.

Kështu raporton Bloomberg, duke thënë se një veprim i tillë ka gjasa të ndodhë, dhe sqaron se nëse realizohet, ky numër i lartë trupash do të dislokohet pjesë-pjesë në territorin rus, me kalimin e kohës, e jo në një dislokim të vetëm. 

Bloomberg thekson se në fillim të këtij muaji, ambasadori ukrainas në Korenë e Jugut, Dmytro Ponomarenko, kishte bërë një vlerësim të ngjashëm.

Ora 15:42
Sulme masive nga Rusia në Ukrainë, Drejtori i IAEA: Sulmet ruse kanë vënë nën presion sigurinë bërthamore

1731854615_1441394977c1c3d838f7247ee9a6.jpg

 
Rafael Grossi

Termocentralet operative bërthamore të Ukrainës reduktuan prodhimin e energjisë elektrike këtë mëngjes si një masë paraprake pas bastisjeve masive ruse në të gjithë vendin, "duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sigurinë bërthamore", tha në një deklaratë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IAEA) Rafael Mariano Grossi.

S.B/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezimi: 18/11/2024 08:00

    sic duket Biden u zbyth nga urdheri i pare dhe po vepron nga rezervat e miratuara te ndihmes per Ukrainen se do ishte budallik te ndizte nje lufte te madhe ne prag te lenjes se mandatit si Zelenski ne kembim te integritetit territorial te Ukraines me zgjedhje te reja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'