Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, i shoqëruar nga gruaja e tij Ri Sol Ju, duartrokiti vazhdimisht të dielën teksa merrte pjesë në një koncert të rrallë të këngëtarëve dhe valltarëve koreano-jugorë në Phenian. 

Pas koncertit që zgjati mbi dy orë, udhëheqësi koreano-verior dhe gruaja e tij shtrënguan duart me yjet e muzikës pop, që përfshinin edhe bandën e vajzave të muzikës pop që quhet Red Velvet, dhe pozuan për disa fotografi me ta, sipas videove dhe raportimeve nga mediat lokale.  

Koncerti shënoi rastin e parë në mbi një dekadë që muzikantët koreano-jugorë kanë udhëtuar drejt Koresë së Veriut, ndërkohë që marrëdhëniet ndërmjet janë përmirësuar ndjeshëm në prag të një takimi mes udhëheqësve të dy shteteve që është planifikuar për këtë muaj.  

Fotot e bëra më 1 prill, por të shpërndara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve më 2 prill, e shfaqin liderin Kim Jong-Un dhe gruan e tij Ri Sol-Ju duke pozuar me muzikantët e Koresë së Jugut pas një koncerti të rrallë. 

Udhëheqësi i ri koreanoverior “ishte shumë i prekur duke i parë popujt tanë teksa i gëzoheshin shfaqjes, duke e thelluar kuptimin dhe artit popullor të anës jugore”, shkruante agjencia shtetërore koreanoveriore e lajmeve KCNA.