Kim Jong Un shkarkon shefin e ushtrisë, bën thirrje për përgatitje lufte

Kim Jong Un shkarkon shefin e ushtrisë, bën thirrje për përgatitje lufte

Kim Jong Un me cigare në dorë në mbledhjen me gjeneralët ushtarakë

Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut, ka shkarkuar shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Pak Su Il dhe ka bërë thirrje për rritje të përgatitjeve për luftë në “mënyrë ofensive”, përfshirë rritjen e prodhimit të armëve dhe kryerjen e sa më shumë stërvitjeve, ka raportuar media shtetërore të enjten.

Sipas Cheong Seong-chang, një studiues në Institutin Sejong, tha: “Shkarkimi i Pak ishte për arsye se ai nuk demonstroi kompetencë të mjaftueshme në fushën e operacioneve ushtarake. Kim Jong Un ka treguar një tendencë për të zëvendësuar më shpejt zyrtarët që i’u mungon aftësia për të kontrolluar dhe kryer detyrat e tyre".

Kim është shfaqur duke folur para gjeneralëve ushtarakë me një cigare në dorë, i cili ka diskutuar “veprime të mëdha ushtarake” kundër Koresë Jugore, në një takim me Komisionin Qendror Ushtarak, raportojnë mediat e huaja.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka thënë se agjenda e takimit, i cili është mbajtur vetëm disa ditë pasi Kim i ka inspektuar fabrikat kryesore të armëve, ka qenë rreth përgatitjeve për luftë dhe që lideri Koresë së Veriut të sigurohet se ekziston “gatishmëri perfekte për të luftuar”.

Takimi zhvillohet teksa Seuli dhe Uashingtoni po përgatiten për stërvitje të mëdha ushtarake këtë muaj. Këto stërvitje Koreja Veriore i sheh si përgatitje për pushtim, andaj ka paralajmëruar për hapa të jashtëzakonshëm si kundërpërgjigje.

Konflikti, i cili ka ndarë në dysh Gadishullin Korean, ka përfunduar më 1953, me një armëpushim dhe jo traktat për paqe. Të dyja shtetet kanë qenë teknikisht në luftë prej atëherë, dhe shpesh janë përfshirë në situata tensionuese.

Një zyrtar nga ministria e bashkimit të Seulit u tha gazetarëve: “Raporti i fundit i KCNA duket se ishte "përgjigjja e vetë Koresë së Veriut ndaj stërvitjes së përbashkët ushtarake të ardhshme midis Seulit dhe Uashingtonit”.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për përgatitjet e një parade masive në 75 vjetorin e themelimit të Koresë së Veriut më 9 shtator.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton