Kim Jong Un është një ndër liderët më të rreptë në histori dhe shumë rrallë mund ta shohim duke qeshur.
Televizioni Shtetëror Koreano-Verior ka ofruar një video të jashtëzakonshme të liderit Kim Jong Un, i cili argëtohet me pjesëtaret gra të ushtrisë së tij.
Video sipas televizionit shtetëror, është xhiruar në 10 janar, tregon ushtaret të cilat këndojnë plot patos për liderin, ndërsa zhvillojnë edhe një ndeshje volejbolli për nder të tij.
Nga ana tjetër, Kim, duket i qeshur ndërsa duartroket performancën e ushtareve.
Ai u dhuroi secilës prej tyre nga një palë dylbi dhe nga një pushkë automatike.
Video mbyllet me pamjet e vajzave të mallëngjyera të cilët përshëndesin liderin teksa largohet.
Ai duket shumë krenar për forën e grave në vendin komunist.