Kim Jong Un vendos kushte për heqje dorë nga armët bërthamore

Kim Jong Un vendos kushte për heqje dorë nga armët bërthamore

Zyrtarët nga Seuli njoftuan se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka kushte për heqje dorë nga armët nukleare.

Kreu i shtetit verikoran i ka thënë homologut të tij jugkorean Mun Jane-In, në takimin e tyre historik, se është i gatshëm të heqë dorë nga armët bërthamore nëse SHBA-ja do të angazhohet për të përfunduar zyrtarisht luftën koreane dhe të premtojë se nuk do të sulmojë Korenë e Veriut.

Kim Jong-Un në takimin me Mun Ji-In premtoi se do të mbyllte poligonin për testime bërthamore në maj dhe se do të ftojë ekspertë dhe gazetarë nga Koreja e Jugut dhe SHBA-ja për të monitoruar procesin, njoftoi Zyra e presidentit të Koresë së Jugut.

Megjithëse nuk ka përgjigje nëse Koreja e Veriut do të vendosë të heqë dorë plotësisht nga armët bërthamore, deklarata e Kim gjatë negociatave me SHBA-në paraqet pranimin më konkret të Phenianit deri më tani se “denuklearizimi” do të thotë edhe dorëzim i armëve.

Këshilltari për siguri nacionale i presidentit amerikan John Bolton ka reaguar ftohtë ndaj deklaratave të Kim se do të heqë dorë nga armët bërthamore, nëse Uashingtoni premton se nuk do të sulmojë Korenë e Veriut.

“Ajo çfarë dëshirojmë prej tyre është fakti se kjo është reale dhe se nuk ka të bëjë vetëm me fjalë”, ka thënë ai.

Koreja Veriore ka një kohë të gjatë që ka premtuar se do të vazhdojë me programin nuklear nëse SHBA nuk tërheq 28.500 ushtarët e saj nga Koreja Jugore, si dhe arsenalin nuklear dedikuar për mbrojtjen e Koresë Jugore dhe Japonisë.

Ndryshe, dy shtetet koreane vazhdojnë të jenë në konflikt formal pasi përfundimi i luftës 1950-1953, me përjashtim të armëpushimit, nuk solli marrëveshje zyrtare paqësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër