Kim Kardashian dhe Kanye West
trend për t’u imituar nga të gjithë

Kim Kardashian dhe Kanye West<br />trend për t’u imituar nga të gjithë
Stili i Kim Kardashian dhe Kanye West është më i pëlqyeri dhe është kthyer në trend.

Dy vajza shoqe kanë krijuar llogarinë e tyre Tumblr ku janë bërë një fenomen viral i pëlqyer nga publiku dhe postojnë foto me veshje si të Kim dhe Kanye.

Dy vajzat quhen Katie Burroughs dhe Kathleen Lee dhe janë nga San Francisco.

Ato tregojnë që ideja kishte lindur nga një këmishë xhins të cilën nuk po dinin si ta vishnin dhe u ka ardhur në mendje se si Kanye i vesh këto këmisha në daljet e tij publike.

kim kardashian

Më pas ato kanë realizuar foto e cila ka rezultuar e ngjashme me të çiftit.

Dy miket i kanë thënë njëra tjetrës se kjo është diçka argëtuese dhe do ta bëjnë më shpesh këtë gjë.

Kim ka shënuar në websajtin e tyre se i ka parë imitimet dhe i ndjek ato.

Deri më tani dy miket kanë realizuar 18 foto.

Kjo është sa i përket jetës virtuale, por në jetën reale modelja Lara Bingle është fotografuar me stil veshjeje dhe marka si të Kim Kardashain.

Lara ka veshur pas Kim fustan të bardhë të markës Celine dhe sandalet e saj të preferuara me shumë rripa nga Balmain.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive