Kim Kardashian i duhet të pozojë 
nudo gjithnjë për të sqaruar fansat

Kim Kardashian i duhet të pozojë <br />nudo gjithnjë për të sqaruar fansat
Mesa duket Kim Kardashian e mendon vërtet të nevojshme të postojë një foto nudo për t'i treguar gjithë botës që nuk është shëndoshur aq shumë gjatë shtatzënisë së dytë.

34-vjeçarja nuk resht kurrë së surprizuari me performancat e saj ekstravagante dhe ekspozimin e formave 'të bollshme' në llogaritë e saj në rrjete sociale. Me foton e postuar Kim ka dashur të sqarojë njëherë e mirë të gjithë ata që komentojnë rreth shtatzënisë së saj.

"Në fillim thonë se jam shumë e dobët dhe me siguri po shtirem..tani thonë se jam shumë e madhe pra me siguri po shtirem..."- është shprehur bukuroshja nga Armenia për të gjithë ata që kanë dyshuar rreth shtatzënisë së saj.

Ajo ka shtuar më pas se çdo ndryshim në trupin e saj është pjesë e proçesit të të qenurit shtatzënë dhe asaj i pëlqen kjo gjë, edhe pse do të shëndoshet edhe më shumë me kalimin e kohës.

Gjatë shtatzënisë së parë me vajzën North, Kim vuante nga një sëmundje e quajtur 'preeclampsia', e cila e frynte dhe e bënte të dukej më e shëndoshë, ndërsa tani çdo gjë është mëse normale.

Kim është në pritje të një djali dhe siç thotë 'legjenda', supozohet të shëndoshet më pak këtë herë. Dhe për ta mbyllur, zonja West ka shtuar se nuk ka përdorur filtra apo fotoshop, vetëm ndriçim të mirë.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

140/2
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit