Ylli Televiziv Kim Kardashian dhe këngëtarja Cheryl Cole kanë një admirim të madh për njëra-tjetrën.
Kjo duket fare qartë edhe në fotot e postuara në "Instagram", ku dy bukuroshet duken mjaft të afërta dhe të qeshura krah njëra-tjetrës.
Kim dhe Cheryl kanë qenë të pranishme në koncertin e reperit Kanye West ditën e shtunë në mbrëmje.
Ato janë argëtuar shumë nën ritmet e muzikës, ndërkohë që u shfaqën seksi.

Miqësia e tyre ka lindur që në fillim të vitit përmes rrjetit social Twitter, ku vajzat kanë shkëmbyer mesazhe respekti ndaj njëra tjetrës.
Cheryl shkroi gjatë shtatzënisë së Kim:-“ Unë mendoj se ti je një grua e bukur brenda dhe jashtë. Uroj më të mirat për shtatzëninë tënde”.
Nga ana tjetër edhe Kim është përgjigjur në rrjetin social për këtë koment:-“Mesazhi yt më preku me të vërtetë mua. Faleminderit shumë për suportin dhe pozitivitetin”.
Në një tjetër intervistë Kim e cilësoi këngëtaren të ëmbël dhe të bukur.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com