Partneri i saj Kanye West është mjaft modest kur e krahason veten me yje të famshëm të skenës botërore, ndërkohë që duket se këtë shkallë të lartë vetëvlerësimi e ka dhe Kim Kardashian. 

Ditën e djeshme ajo ka postuar një foto të sajën në “Instagram” dhe e ka krahasuar veten me një nga ikonat më të mëdha të televizionit si aktorja e ndjerë britanike Elizabeth Taylor.

Në foton bardh e zi duken vetëm sytë e Kim, ndërkohë që në kokë ka një peshqir.

kim kardashian

Ajo që bie në sy është dhe unaza me diamant e fejesës, pasi kim ka vënë dorën në ballë.

Sigurisht që ajo është përpjekur të imitojë Liz në një nga fotot e saj, e cila ndodhet prapa Kim.

Por duke krahasuar fotot e vetmja gjë që mund të kenë të përbashkët Liz dhe Kim është unaza e shtrenjtë dhe martesat e shumta që kanë bërë.

elizabeth taylor

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)