TIRANË- Mes debatit për Kodin Zgjedhor, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur me dakorsinë mes palëve.
Ajo vë theksin se çdo ndryshim i bërë përtej kësaj marrëveshjeje duhet bërë me mirëbesim.
"Kujtoj Ramën dhe Bashën për angazhimet e 5-qershorit. Propozimet përtej marrëveshjes së 5-qershorit në mirëbesim. Ne ju mbështesim, por ju jeni pala përgjegjëse", tha Kim.
Postimi në anglisht i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim
Ky reagim vjen në një kohë kur PS dhe opozita parlamentare kanë propozuar propozime për hapjen e listave. Nga ana tjetër, opozita kundërshton, me argumentin se mazhoranca nuk i hap listat 100% siç ata pretendojnë, por lista është në varësi të kryetarëve. Pas disa mbledhjeve, Këshilli politik nuk ka arritur që të gjejë një marrëveshje, ku anjë nga palët nuk "lëshon pe".
-
Zonje, dakord qe duhet respektuar marreveshja e 5 qershorit miratuar nga Byroja Politike, po Kushtetuta a duhet zbatuar?! Ne fakt marreveshja e 5 qershorit eshte nje turp i BE, SHBA, GB, Gjermanise. Dhe si kumbaret e saj po e mbroni. Nuk e di pse i drejtoheni Bashes, ai sic duket cenka ne nje linje me ju, dhe paska edhe mbeshtetjen tuaj. Prandaj edhe e hedh sh**** perpjete ai!
Përgjigju











Komente
Komento