Ajo ka ëndërruar gjithmonë që të jetë në kopertinën e revistës së famshme në botë “Vogue”.

Dhe duket se më në fund e ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë në krye të revistës amerikane.

Kim Kardashian shfaqet krah partnerit Jay-Z në koverin e revistës për muajin prill.

Kim është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë nusërie, ndërsa Kanye me një kostum të zi serioz.

kim kardashian

Mamaja seksi ka falenderuar drejtoreshën e Vogue Anna Wintour me anë të një statusi në Twitter dhe ka shprehur se kjo është një ëndërr e bërë realitet.

Në këto foto të shkrepura në parapaskenë shihet edhe vogëlushja North.

Fotot janë shkrepur nga fotografja me famë botërore Annie Leibovitz, e cila ka fotografuar emra të njohur si Barack Obama, John Lennon, Lady Gaga, Mbretëreshën Elizabeta e II etj.

Wintour nga ana e saj ka bërë të ditur se lajmet që kanë qarkulluar se Kanye i është lutur asaj që Kim të jetë në kopertinën e revistës nuk janë aspak të vërteta.

Ajo ka theksuar se nuk ka qenë fare nën presionin e reperit për ta bërë këtë gjë.

Por editorja britanike ka shprehur që është fama, talenti dhe influenca që ka çifti Kim- Kanye arsyeja që e ka bërë ti përzgjedhë ato për revistën e saj.

(b.t/shqiptarja.com)