Pas lindjes së vogëlushes North, mamaja seksi e njohur për format e saj bombastike Kim Kardashian është shfaqur në publik shumë rrallë.

Madje edhe ato herë që është fotografuar Kim ka zgjedhur veshje të gjera të cilat nuk ekspozojnë shumë.

kim kardashian

Por mesa duket Kim tanimë është e gatshme ti tregojë të gjithëve punën që ka bërë me trupin e saj duke humbur kilogramët e marë gjatë shtatzënisë.

Ditën e djeshme Kim është fotografuar e veshur me një veshje në ngjyrë ulliri, e cila nxirrte në pah format e saj të famshme.

kim kardashian

Kim është dukur krenare për veten, ndërkohë që ka qenë e shoqëruar nga motra e saj Kourtney dhe një mike.

Ndërkohë Kim ditën e djeshme ka reklamuar parfumin e saj të ri “Pure Honey” me një foto ku shfaqet brune dhe jo bjonde.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)