6 muaj më parë ajo solli në jetë vogëlushen North.

Ndërsa tanimë tregon krenare format pas lindjes.

Bëhet fjalë për bukuroshen Kim Kardashian, e cila karritur të humbë shumë në peshë duke arritur të rikthejë format e mëparshme.

E veshur me një palë bikini të bardha Kim ka pozuar për revistën Us Weekly.

kim kardashian

Por pamja e saj seksi nuk është arritur aq lehtë, pasi i është dashur të ndjekë regjime të rrepta ushqimore dhe ushtrime të rënda gjimnastikore.

Kim ka qenë me fat sepse edhe gjatë turit muzikor të partnerit të saj ka pasur me vete një trajner personal , i cili e ka këshilluar atë të ushqehet shëndetshëm dhe pa shumë karbohidrate.

Rezultatet duken qartë, mjafton të shikoni këto foto ku Kim ekspozon format bombastike dhe të tonifikuara.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)