KINË- Xu Zhiyong, një avokat i shquar i të drejtave të njeriut i cili ka bërë fushatë kundër korrupsionit, është paraqitur para gjyqtarëve.
Ai u akuzua dhe u arrestua në prill të vitit të kaluar për “grumbullim të turmave dhe prishje të qetësisë publike”.
Reporterë por edhe diplomatë perendimorë nuk janë lejuar që të hynë në ambientet e gjykatës për të ndjekur gjykimin e aktivistit.
Avokati i tij mbrojtës, është shprehur për BBC, se trupi gjykues i ka mohuar mundësinë aktivistit për një gjykim të drejtë.
"Javën e kaluar kam aplikuar për pesë dëshmitarë që do të vinin dhe të dëshmonin, por gjykata e refuzoi kërkesën time”, u shpreh avokati, një javë më parë.
Grupet e të drejtave kanë kritikuar Presidentin Xi Jinping se nuk ka mbajtur fjalën e tij për luftimin e korrupsionit tek elita e Kinës.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com