KINË - Një baba i përkushtuar kinez dërgon djalin e tij të paralizuar në shkollën e cila është 29 kilometra larg shtëpisë, duke e mbajtur në kurriz.

Çdo ditë Yu Xukang përshkon në këmbë këtë rrugë të gjatë, duke mbajtur mbi një kosh të veçantë djalin e tij Xiao Qiang, i cili ka duart dhe këmbët të deformuara dhe nuk lëviz dot në mënyrë normale.

40 vjeçari nga provinca e Siçuan thotë se megjithëse djali i tij ka këmbët e duart të deformuara, truri i tij punon shumë mirë. Këtë e vërtetojnë dhe notat e vogëlushit i cili është nxënësi më i mirë në klasën e tij. Fatkeqsisht për të, asnjë nga shkollat pranë shtëpisë nuk kanë kushtet e përshtatshme për të birin, duke mos e pranuar në shkollë.

Burri është i ndarë prej 9 vitesh me ish-bashkëshorten dhe vendosi ta rriste i vetëm djalin, duke bërë çmos që atij të mos i mungonte asgjë dhe të ishte si gjithë të tjerët. Ai vendosi ta dërgonte vetë në shkollë pasi nuk ka asnjë autobus i cili të çojë 12 vjeçarin në shkollë.

Por pasi historia e tij u bë publike në një televizion lokal, qeveria kineze vendosi të të akomodojë babë e bir në një shtëpi me qera të paguar nga shteti, në mënyrë që vogëlushi të jetë më afër me shkollën.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)