KINE - Shtatë fëmijë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri të rënë në një jetimore në provincën Henan në pjesën veriore të Kinës.
Mediat lokale raportojnë se zjarri ka rënë rreth orës 8 e 30 me orën lokale.

Katër fëmijë ndërruan jetë, ndërsa tre të tjerë që kishin marrë plagë të rënda vdiqën gjatë trasportimit në spitalin rajonal. Ende nuk dihet shkaku i vërtet i zjarrit.
Residentët lokalë thonë se jetimorja ishte nën kujdesin e një gruaje e cila ofronte prej 20 vjetësh strehim për fëmijët e braktisur.

Ende nuk bëhet i ditur numri i fëmijëve në jetimore në momentin kur ra zjarri.

Provinca e Hanan-it ka parë shumë tragjedi me fëmijë në muajit e fundit, ku në dhjetorin e kaluar një burrë plagosi me thikë 23 fëmijë në një shkollë fillore në fshatin Chenpeng.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)