KINË- Një nënë i është drejtuar mjekëve me lutje për të kryer një operacion të vështirë tek fëmija i saj me bisht 5 centimetra. Djali 5 muajsh Nuo Nuo në Kinë ka lindur me bisht dhe brenda këtyre muajve, bishti është zgjatur 5 cm.
 
Nëna, nga frika për të ardhmen e djalit, u ka kërkuar kirurgëve në Kinë të gjejnë një mënyrë për të hequr çrregullimin nga trupi i të birit por, mjekët i  kanë dhënë përgjigje negative. Ata thonë se nuk mund të bëjnë asnjë për djalin 5 muajsh sepse bishti është i lidhur drejtpërdrejtë me sistemin nervor dhe për ta hequr atë do t'i shkaktojnë djalit dëmtime të mëdha të përhershme.
bishti
(Nëna me djalin 5 muajsh me bisht)
 

Ky çrregullim ndodh 1 në 1000 lindje në gjithë botën.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)