KINË- Korporata ndërkombëtare Sotheby ka ekspozuar një filxhan vere 500 vjeçare, i cili pritet të shitet për 25-38 milionë dollarë kur të dalë në ankand më 8 prill.
Ky filxhan i rrallë ka të pikturuar disa pula në të dhe i përket dinastisë kineze Ming.

Deri më sot ekzistojnë vetëm 15 filxhanë të tillë dhe vetëm 4 prej tyre i përkasin një koleksioni privat. Pjesa tjetër e filxhanëve me piktura pulash ndodhen në një muze në Tajvan
Zv. Drejtori i Sotheby, Nicolas Chow tha se filxhani mund të kalojë pritshmëritë dhe të vendosë një rekord të ri për punimet kineze të artit me qeramikë.

Sipas tij filxhani u krijua në qytetin e Jingdezhen, gjatë sundimit të perandorit Chenghua në vitet 1465-1487.
I njëjti filxhan u shit në vitin 1999 në një ankand për 4 milionë dollarë.

Rekordi aktual botëror për porcelanin kinez apo punimet e artit kinez të shitur në një ankand i përket një bazoje të dinastisë Qing që u shit për 32.4 milionë dollarë në vitin 2010, në Hong Kong.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)