KINE- Kujdes i veçantë i është dhënë kafshëvë në një kopsht zoologjik në Kinën lindore pasi vala e nxehtësisë ka goditur zonën gjatë këtyre ditëve.
Në kopshtin e kafshëve të egra në qytetin Hangzhou, kujdestarët kanë marrë masat për të krijuar ambiente sa më të freskëta.
Arinjtë ngjyrë kafe qëndrojnë pothuajse gjithë ditën në pishina. Ndryshe nga arinjtë, tigrat siberianë preferojnë të ushqehen se sa të qëndrojnë në pishina, por një kujdestar në kopshtin zoologjik tha se tigrat hanë shumë më pak se më parë për shkak të motit të nxehtë.
Gjithashtu për disa kafshë si elefantë apo majmunë janë dhënë dhe disa ushqime freksuese si shalqi, pjepër madje edhe akullore.
Temperaturat për këta kafshë të egra duhet të jenë më të ulëta se 25 gradë Celsius tha një kujdestar.
Provinca Zhejiang është prekur këto ditë nga temperatura përvëluese ku termometri shënoi mbi 40 gradë Celsius në shumë qytete javën e kaluar.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com