Obama ndodhet në Pekin së bashku me vajzat e saj Sasha dhe Malia dhe të ëmën Marian Robinson. Ajo ka marrë pjesë në një turne ping-pongu me studentët kinezë për tu njohur në këtë mënyrë me aftësitë e tyre në këtë sport. Michelle ndodhet në Kinë për të takuar homologen e saj, Peng Liyuan, si dhe për të marrë pjesë në disa prej aktivitete sociale. Ajo do të qëndrojë në Pekin deri në datën 26 mars.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)