Të paktën 3000 mijë punëtorë të grupi Foxconn në Kinë, në një nga fabrikat që prodhojnë produkte për llogari të Apple, janë futur ne grevë. Sipas një organizate për të drejtat sociale në kinë, reagimi i punëtorëve ka ardhur si pasojë e kërkesës së drejtuesve të kësaj fabrike që të punojnë edhe gjatë ditëve të festave.
Gjatë këtyre viteve të fundit, në fabrikat kineze të kësaj kompanie janë regjistruar një numër i konsiderueshëm vetëvrasjesh.
Mesa duket tani ka nisur vala e grevave. Urdhëri i drejtuesve që të punonin edhe gjatë ditëve të festave, ka shkaktuar revoltë, mbi të gjitha pasi kjo javë, shënon javën e artë në Kinë, ku vendi feston përgjatë 7 ditëve.
Sipas organizatës Kineze, China Labour Watch, greva në të cilën morën pjesë rreth 3-4, 000 mijë punëtorë, duket se është ndjerë në tregjet e Apple, pasi shumë linja të prodhimit të iPhone kanë ngelur të paralizuara për shumë orë.
(ed.ka/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com