PEKIN- Zyrtarët kinezë kanë konfirmuar vdekjen e 18 fëmijëve të cilët rezultuan fillimisht të zhdukur pas rrëshqitjeve të tokës në një shkollë fillore gjatë ditës së enjte.
Skuadrat e shpëtimit arritën të gjenin edhe trupin e fëmijës së fundit që mungonte. Sipas mediave kineze bëhet e ditur se një person i moshës së rritur ende nuk është gjetur. Rrëshqitja e tokës ndodhi në shkollën fillore Tiantou si dhe shtëpitë rreth e rrotull në provincën e Yunnan, në jug të Kinës gjatë ditës së enjte. Reth 800 persona u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre.
Zyrtarisht kjo javë është pushim për nxënësit e shkollave kineze, por për shkak të tërmeteve të muajit të shkuar ata po zhvillonin orët e mbetura. Një seri tërmetesh goditën provincën me datë 8 shtator, duke vrarë dhjetra persona. Që prej vitit 2008, pas një sërë tërmetesh të cilat prekën provincën e Sichuan duke vrarë qindra persona, siguria në shkolla ka qenë dhe vazhdon të mbetët shqetësimi kryesor i qeverisë kineze.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com