Kinë, shkaktuan aksidentin 1.3 mln
paund,burg për drejtuesit e mjeteve

Kinë, shkaktuan aksidentin 1.3 mln<br />paund,burg për drejtuesit e mjeteve
KINË - Aksidenti i shkaktuar nga dy të rinj, të cilët drejtonin në mënyrë të paligjshme 2 makina luksoze dhe shumë të shtrenjta pak kohë më parë në Pekin, ka shkaktuar zemërim të madh atje. Përplasja e një Ferrari të kuq me një Lamborghini të gjelbër është dukur si ato përplasjet që kemi parë në filmin “Fast and Fourios”.  
 
Dy drejtues, Yu Muchun, 20 vjeç dhe Tang Wentian, 21 vjeç, ishin duke garuar në mënyrë të paligjshme me njëri-tjetrin nëpër rrugët e Pekinit, kur u përplasën duke shkaktuar aksidentin që vlerësohet se pati dëmin prej 1.3 milionë paundësh.
pekin
Sipas mediave të huaja dy të rinjtë do të duhet të qëndrojnë në burg për të paktën katër muaj edhe pse ata deklaruan se aksidenti kishte ardhur si pasojë e rrëshqitjes në hyrje të tunelit, e shkaktuar nga reshjet e shiut që kishin rënë. Por, sipas autoriteteve vendase dhe komenteve të shumta mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke bërë gara shpejtësie me njëri-tjetrin.
pekin
pekin
pekin
pekin
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve