KINË - Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një fabrike fishekzjarrësh, në provincën e Guangxi, që ndodhet në jug të Kinës. 

Këtë gjë e bën të ditur Agjencia e Kina e Re, duke shtuar se dy përgjegjësit e kësaj fabrike janë arrestuar nga policia. 

Në këtë fabrikë, punëtorët punonin me fishekzjarrët dhe deri më tani nuk dihen ende shkaqet që kanë provokuar këtë shpërthim.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)