KINË - Pesë minatorë kanë ngelur të bllokuar që prej ditës së martë në një minierë qymyri në provincën Hubei në Kinë. Ditën e enjte, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin nga miniera, njërin prej pesë minatorëve, i cili u dërgua menjëherë në spital.
Incidenti ndodhi rreth orës 15:30 të ditës së martë në minierën Ëanchanggou, ku 36 minatorë po punonin nën tokë. 31 prej tyre arritën të shpëtonin, por pjesa tjetër qëndruan të bllokuar nga përmbytjet e ujit. Sipas hetimeve paraprake, kjo përmbytje u shkaktua nga një shpërthim brenda minierës.
Katër minatorët e tjerë vazhdojnë të jenë të bllokuar nën tokë. Të gjitha minierat e qymyrit në këtë zonë u urdhëruan të ndërpresin punën pas këtij aksidenti.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com