KINE- Në Kinë, janë verifikuar 22 viktima, si pasojë e një shpërthimi në një tubacion nafte në rafinerinë “Sinopec Corp”.
Sipas mediave shtetërore, shpërthimi ka ndodhur në Qingdao të Kinës lindore dhe shkak për këtë është bërë riparimi i një tubacioni nafte nëntokësor.
Më shumë se 20 zjarrfikës kanë mbërritur në vend, duke arritur të shuajnë zjarrin, por siç referon agjencia e lajmeve “Xinhua”, ende po hetohet për të zbuluar shkaqet konkrete të këtij shpërthimi.
Tuabacioni i prishur, ishte pjesë e një projekti 176 km të tubacionit të nëndheshëm dhe i drejtuar nga Kina. “Sinopec” është një nga rafineritë më të mëdha të naftës, që e transferon atë të papërpunuar nga Qingdao, në disa qytete të tjerë në Kinë.
Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com