Pekin- Plot 338 bebe kanë arritur të shpëtohen nga trafikimi në Kinë pasi policia arriti të shkatërrojë rrjetin e këtij trafikimi.
Operacioni disa mujor, që u mbyll më 19 shkurt, u zhvillua në 27 krahina të vendit. Policia thotë se 382 bebe arritën të shpëtohen ndërsa 1,094 persona të dyshuar për shitje dhe blerje fëmijësh online u vunë në pranga.
Sipas deklaratës së policisë është zbuluar një treg i zi virtual, që përfshinte 4 ëebsite, forume dhe grupe online në një platforme të famshme mesazhesh në Kinë.
Ky rrjet lidhte trafikuesit me blerësit potencial. Në të ishin të përfshirë edhe mjekë, të cilët i vidhnin bebet nga spitali, duke i bindur prindërit se fëmija e tyre kishte lindur i sëmurë dhe nuk kishte shpëtim. Më pas ata i shisnin bebet në këtë treg të zi.
Ndërmjet të arrestuarve ka edhe persona të cilët kanë blerë bebe. Ata e kanë pranuar këtë akt para policisë.
Trafikim i fëmijëve është një problem shumë shqetësues në Kinë. Trafikuesit kërkojnë të përfitojnë nga kërkesa në rritje për fëmijë të shëndetshëm për adoptim.
redaksia online
(os/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com