Kinë – Një grua ka shpëtuar bashkëshortin e saj, i cili tentoi të hidhej nga dritarja e shtëpisë tij nga 20 metra lartësi. Por, mënyra se si e ka shpëtuar bashkëshortin është gjëja më e qesharake.

Ajo e ka kapur burrin nga mbathjet, pasi ky i fundit ishte gjysmë lakuriq dhe nuk kishte gjë tjetër në trup përveç tyre.

Gruaja e ka mbajtur burrin e saj 45 – vjeçar të varur nga mbathjet për rreth 20 minuta deri sa kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve në vendngjarje.

Skena e këtij akti është fotografuar nga një dëshmitar. Këta të fundit janë mbledhur pasi dëgjuan të bërtiturat e gruas. Mësohet se 45 – vjeçari që tentoi të hidhet vuante nga depresioni.
burre me bokse

(v.gj/shqiptarja.com)