KINË- Një tjetër sulm më thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një stacion treni në Kinë, ku disa persona të pajisur me armë të ftoha kanë lënë të paktën 27 të vdekur dhe 109 të plagosur, raportojnë mediet e vendit.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një stacion treni, në Kunming, në jug-perëndim të Kinës.
 
Një stacion televiziv vendas tha se 5 nga sulmuesit janë qëlluar nga policia, ndërsa e ka përshkruar incidentin si një "sulm të dhunshëm terrorist".
 
Dëshmitarë okularë të ngjarjes tronditëse kanë thënë se disa persona fare rastësisht kanë nisur të sulmojnë njerëzit përreth stacionit të trenit.

Sulmet në stacione treni në Kinë nuk janë të rralla,por asnjë nuk është raportuar këtë shkallë të lartë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)