Kinë-Tajvan: Takim historik mes
dy presidentëve mbas 66 vitesh

Kinë-Tajvan: Takim historik mes<br />dy presidentëve mbas 66 vitesh
Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti i Tajvanit, Ma Ying-jeou do të takohen për herë të parë mbas 66 vitesh.Takimi historik do të mbahet të shtunën në Singapor, bën me dije agjensia zyrtare e Tajvanit.

Ky është takimi i parë midis dy liderëve mbas ndarjes së vitit 1949, vit që u pasua dhe nga lufta civile. Por presidenti i Tajvanit Ma Ying-jeou është kritikuar nga opozita për këtë takim. Sipas tyre, ky takim do të shihej në botë si jo transparent. Lajmi për këtë takim historik midis dy presidentëve u dha ditën e djeshme nga burimet zyrtare të presidentit Ma Ying-jeou. Më pas ky informacion u konfirmua dhe nga agjensia zyrtare e Pekinit, Kina e Re.

Ky takim do të ndihmojë për të ruajtur paqen në rajon. "Unë besoj se samiti do të ketë mbështetjen në të gjitha radhët e popullsisë dhe komunitetit ndërkombëtar"- thotë Zhang Zhijun, kreu i Kinës për marrëdhëniet me Tajvanin, siç raporton agjensia Xinhua.

Gjatë takimit të tyre historik, presidenti kinez Xi Jinping dhe ai i Tajvanit Ma Ying-jeou do t’i referohen njëri-tjetrit me pseudonimin “Zoti”. Ky informaciohn u bë i ditur nga kreu i Zyrës për çështjet Tajvan-Pekin. Kina pretendon sovranitetin mbi Taivanin, e cila është de facto e pavarur që nga viti 1949. Ndërsa nga ana tjerër Tajvani, që mban emrin zyrtar Republika e Kinës nuk e ka njohur kurrë

Republikën e Kinës. Për këtë arsye asnjë prej presidentëve nuk do t’i referohen njëri-tjerit me titullin president. Agjensia Kina e Re bën të ditur se presidentët do t’i drejtohen njëri- tjetrit me emrin “zotëri”.

Pavarësisht konflikteve politike, marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve janë të shkëlqyera, sidomos gjatë kohës kur president ka qënë Ma Ying-jeou. Pa dhënë shumë detaje, zyrtari i Tajvanit tha se mbas disa diskutimesh Singapori u zgjodh si vendi i takimit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari