KINË - Një fshat në Tibet, në Shangri-La, provinca kineze e Yunnan, është shkatërruar gjatë natës së të premtes nga një zjarr i madh, që ka shkrumbuar mbi 100 shtëpi. Mediat kineze, nuk raportojnë për të vdekur, apo të plagosur. 

Fshati ishte 1300-vjeçar dhe ishte i ndërtuar me shtëpi tradicionale tibetiane prej druri, që do të thotë se zjarri është përhapur me shumë shpejtësi nga njëra shtëpi në tjetrën. 

Sipas agjencisë kineze, Kina e re, më shumë se 1.000 zjarrfikës dhe vullnetarë, kanë ndërhyrë për të ndihmuar në fikjen e zjarrit dhe banorët e këtij fshati, janë evakuuar të gjithë. Sipas autoriteteve lokale, dëmet e shkaktuara nga flakët e zjarrit, mendohet të arrijnë shifrën e 12 milionë eurove.

Disa ditë më parë edhe një tjetër vend, simbol i kulturës tibetiane, Instituti budist i Serthar, në provincën e Sichuan, u dëmtua rëndë si pasojë e një zjarri.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)