Kina çmonton pikat e kontrolit të COVID-19, i rikthehet normalitetit, qytetarët konfuz për rregulat e reja

Kina çmonton pikat e kontrolit të COVID-19, i rikthehet normalitetit, qytetarët konfuz për rregulat e reja

Kina

Punëtorët në të gjithë Kinën kanë çmontuar disa nga pikat fizike të kontrolleve zero-Covid të vendit, duke hequr shenjat e kodit shëndetësor pasi qeveria zbuloi një rishikim të politikës së saj pandemike. Por ndërsa shumë qytetarë u ndjenë më të qetë dhe të lirshëm për lehtësimin e dukshëm të masave, disa u shqetësuan për rregullat e reja dhe pyetën se si do të zbatoheshin ato.

“Bota ndryshoi brenda natës dhe kjo është vërtet e mahnitshme. Ndjehem sikur po i kthehemi jetës normale. Kjo është e rëndësishme për mua, sepse nëse nuk kthehem në një jetë normale, mund të humbas mendjen", the Echo Ding, 30 vjeç, një menaxher në një kompani teknologjie në Pekin për CNN.

Edhe pse pesa më e madhe e botës lehtësoi kufizimet pandemike, Kina vazhdoi të mbyllte qytete të tëra dhe të dërgonte të gjithë pacientët Covid-19 në objektet qendrore të karantinës, ndërsa para pak ditësh u morën masat e reja edhe për personat asimptomatik, që mund të karantinoheshin në shtëpitë e tyre dhe nuk ishte e nevojshmë të shkonin në spital.  Të mërkurën, autoritetet shëndetësore të Kinës rishikuan politikën zero-Covid me një plan kombëtar 10-pikësh që mbajti disa kufizime, por kryesisht hoqi ndjekjen e kodit shëndetësor për shumicën e vendeve publike, riktheu testimin masiv, lejoi shumë raste pozitive të karantinohen në shtëpi dhe vendosi kufizimet në bllokimet e zonave që konsiderohen "me rrezik të lartë".

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale