
Kina ka deklaruar se kundërshton me forcë sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë dhe kapjen e presidentit Nicolás Maduro, duke i cilësuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi sot se Pekini është “thellësisht i tronditur” dhe “dënon fuqishëm” përdorimin e hapur të forcës nga SHBA-ja kundër një shteti sovran dhe veprimet e ndërmarra ndaj presidentit të Venezuela, Nicolas Maduro.
Sipas deklaratës zyrtare, Kina vlerëson se sjellja e SHBA-së përbën një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, cenon sovranitetin e Venezuelës dhe kërcënon paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe Karaibe.
Ndërkohë Ministria e Jashtme e Kinës dhe Ambasada kineze në Venezuelë u kanë bërë thirrje shtetasve kinezë të mos udhëtojnë drejt vendit, duke përmendur një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve të sigurisë.
Lajmi kryesor:
Kapja e Maduros nga SHBA dhe sulmet në Venezuelë/ BE: Të respektohet ligji ndërkombëtar! Rusia dhe Amerika Latine dënojnë ndërhyrjen e Uashingtonit




