Kina do ta menaxhojë linë e majmunëve sikurse COVID-19

Kina do ta menaxhojë linë e majmunëve sikurse COVID-19

Kina planifikon ta menaxhojë linë e majmunëve njëjtë sikurse i menaxhon infektimet me koronavirus, virusin që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Autoritetet kineze kanë thënë se duke nisur nga 20 shtatori do të mund të marrin masa sikurse kufizimi i tubimeve, pezullimi i shkuarjes në punë apo në shkolla dhe mbylljen e zonave ku ka shpërthim të virusit.

Muajin e kaluar, Kina i ka regjistruar 500 raste me këtë infeksion. Nën protokollet e njëjta – të kategorisë B – veprohet edhe për sëmundjet tjera si AIDS dhe SARS.

“Mbi 20 provinca kanë raportuar raste me linë e majmunëve në Kinë, prej rastit të parë të importuar në shtator të vitit 2022, dhe nisjes së përhapjes së tij në qershor të vitit 2023, duke shkaktuar shpërthime të vazhdueshme”, ka thënë Komisioni Kombëtar për Shëndetësi.

Kina i menaxhon sëmundjet në bazë të kategorive. Kategoria A u jep autoritet zyrtarëve që t’i vendosin njerëzit në karantinë.

Kina e ka ndryshuar statusin e COVID-19 nga kategoria A në kategorinë B, në fund të vitit 2022, pas tre vjetëve me kufizime të ashpra, që kanë përfshirë izolime të qyteteve.

Fillimisht e identifikuar në majmunë, kjo lloj lie bartet përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar.

Në maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se lia e majmunëve nuk përbën më emergjencë shëndetësore publike./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë