Kina filloi stërvitjet ushtarake dyditore rreth Tajvanit që do të zgjasin deri të premten, vetëm 3 pasi presidenti i ri i Tajvanit Lai Ching-te mori detyrën dhe i bëri thirrje Pekinit që të ndalojë kërcënimet. Komanda e Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës njoftoi se kishte filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake me përfshirjen e ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe raketore, në zonat përreth Tajvanit.
Stërvitjet po zhvillohen në ngushticën e Tajvanit, në veri, jug dhe në lindje të Tajvanit, si dhe në zonat përreth ishujve Kinmen, Matsu, Wuqiu dhe Dongyin të kontrolluara nga Tajvani. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka dënuar stërvitjet kineze si "provokime të paarsyeshme".
Stërvitjet do të përqendrohen tek patrullimet e përbashkëta të gatishmërisë luftarake detare dhe ajrore, sulmet precize mbi objektivat kyç dhe operacione të integruara brenda dhe jashtë zinxhirit të ishullit për të testuar "aftësitë e përbashkëta reale luftarake" të forcave, tha ushtria kineze.
“Ky është gjithashtu një ndëshkim i fortë për aktet separatiste të forcave që kërkojnë pavarësinë e Tajvanit dhe një paralajmërim i ashpër kundër ndërhyrjes dhe provokimit nga forcat e huaja”, shtoi komanda kineze.
Kina e urren Presidentin Lai, duke thënë se ai është "separatist" dhe e ka denoncuar fjalimin e tij të inaugurimit. Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi e quajti Lai "të turpshëm".
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.9%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1086
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
McLaren shkëlqen në Kinë, Piastri fiton Çmimin e Madh! E pëson keq Ferrari, FIA skualifikon dy makinat italiane
23 Mars, 14:28
-
Media: Kina po shqyrton dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë krah evropianëve! Witkoff: Putini u lut në kishë për Trumpin kur iu bë atentat gjatë fushatës elektorale
22 Mars, 16:06
-
Dekreti i Putinit, detyrim për pasaportë ruse për banorët e territoreve të pushtuara nga Moska
22 Mars, 15:51
-
Trump pranon për herë të parë se Musk është në konflikt interesi, pas vizitës në Pentagon
22 Mars, 15:15
-
Formula 1/ Lewis Hamilton ‘pole’ në Kinë, lë pas Verstappen dhe vendos rekord të ri
21 Mars, 21:50
-
Kina sot ndërton më shumë anije se sa Shtetet e Bashkuara
14 Mars, 16:39
-
Konkurrenca SHBA-Kinë në sektorin e prodhimit të anijeve ushtarake dhe komerciale
10 Mars, 16:34
-
Kina 'kërcënon' Tajvanin, shpallin stërvitje të përbashkëta me Rusinë dhe Iranin
9 Mars, 10:26
-
Trump rriti tarifat doganore për mallrat kinezë/ Kina: Jemi gati për çdo lloj lufte me Shtetet e Bashkuara! Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ne jemi të përgatitur
5 Mars, 20:29
-
Pas shqetësimeve të Trump për ndërhyrjen e Kinës, portet në Kanalin e Panamasë do të vihen nën kontrollin amerikan
5 Mars, 08:38
-
Kina vëzhgon me kujdes strategjinë e Presidentit Trump për Ukrainën, forcon lidhjet me Rusinë
25 Shkurt, 21:24
-
Xi konfirmon partneritetin 'pa kufij' mes Kinës dhe Rusisë gjatë bisedës me Putinin
24 Shkurt, 16:18