Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë lëshuar një deklaratë të rrallë për media, duke u zotuar se do të punojnë së bashku në fushën e ndryshimeve klimatike.
Në dokument është përmendur se këto shtete janë zotuar se do të zhvillojnë strategji afatgjatë me qëllim të arritjes në nivelin e emetimeve zero.
Kina është emetuesja më e madhe e gazrave serrë në botë, e përcjellë nga Shtetet e Bashkuara.
Britania e Madhe është organizatore e Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, që mbahet në Glasgou.
Delegatë nga gati 200 shtete janë duke marrë pjesë në Konferencë për të analizuar mënyra si të zbatohen zotimet e bëra në Konferencën e Parisit për Klimën më 2015, në mënyrë që temperatura mesatare të mbetet në 1.5 deri në 2 gradë Celsius.