Kina, jo anëtare e G7 por në krye të agjendës në Samitin tre-ditor

Kina mund të mos jetë pjesë e G-7, një grup i përbërë nga demokracitë më të mëdha dhe më të pasura në botë, por bazuar në agjendën e Samitit tre ditor që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë një nga temat më të diskutuara në gati dy vite.

Kina dhe sfidat ideologjike të paraqitura nga fuqizimi i saj, do të jenë ndër temat më të diskutuara nga udhëheqësit e G7.

Në një kohë që Biden do të mundohet që të bindë liderët e G7 për rikthimin e fuqishëm të SHBA-ve në politikën ndërkombëtare, ai pret në anën tjetër të bindë aleatët të bashkohen me Uashingtonin për një qëndrim sa më të ashpër ndaj Pekinit mbi veprimet e tij në Xinjiang, Hong Kong dhe Detin e Kinës Jugore.

Ndërkohë që pas takimit të së enjtes mes Biden dhe kryeministrit britanik Boris Johnson ata u zotuan të mbështesin një hetim të mëtejshëm mbi origjinën e Covid-19.  Mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar dhe mbase edhe anëtarëve të tjerë të G7 do t’i shtojë peshë presionit të Biden për një hetim të mëtejshëm të origjinës së virusit, duke përfshirë faktin se virusi mund të ketë dalë nga një laborator.

Pekini ka hedhur poshtë akuzat e Biden muajin e kaluar, duke akuzuar Uashingtonin për “manipulim politik “. Samiti gjithashtu pritet të diskutojë fillimin e një alternative të gjelbër të shtyrë fillimisht nga Biden për të rivalizuar Nismën “Një rrip, një rrugë” me një qëllim për të mbështetur zhvillimin e vendeve.

Aleanca në zhvillim ka të ngjarë të kundërshtojë më tej Pekinin, edhe pse një politikë e tillë e SHBA ka nxitur reagimin e Pekinit zyrtar.

“Ndjekja e politikës së bllokut dhe formimi i grupeve të vogla janë diçka e papranueshme dhe të destinuara të dështojnë. Shpresojmë që vendet përkatëse të heqin dorë nga paragjykimi ideologjik dhe të shikojnë Kinën në një dritë më objektive dhe racionale,” tha zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin në një konferencë për shtyp.

Por në të njëjtën kohë, Kina ka deklaruar se G7 është pjesë e së kaluarës dhe ndikimi i saj  së bashku me atë të kombeve të saj pjesëmarrëse është në rënie, një mendim, që promovohet ndjeshëm në mediat kineze.

Në një kohë që kombet më të industrializuara të botës do të synojnë të gjejnë një zgjidhje dhe një politikë të përbashkët.

Vëzhguesit kinezë të cituar nga Global Times duken të bindur se “divergjencat thelbësore” të vendeve të G7 se si të përballen me Kinën do t’i “pengojë ata të bëjnë ndonjë lëvizje thelbësore”.

Në fakt, ndërsa bota fillon të rimëkëmbet nga pandemia, shumë vende perëndimore  janë më të varura se kurrë më parë nga tregu dhe investimet kineze.

Një ditë para fillimit të samitit të G7, Kina miratoi një ligj, i cili kundërshtonte sanksionet e huaja, një gjest simbolik për vendet perëndimore që masat e tyre qofshin ato mbi çështjet e Hong Kongut, Xinjiang, tregtisë ose teknologjisë – do të përballen më një hakmarrje të fortë nga Kina

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë