Kina kërcënoi se do të shqiptojë dënime me vdekje në rastet ekstreme të “separatistëve” të pavarësisë së Tajvanit, edhe pse gjykatat kineze nuk kanë juridiksion në ishullin vetëqeverisës.
Kina, që e sheh Tajvanin si pjesë të saj, nuk e fsheh faktin që nuk i pëlqen presidenti tajvanez, Lai Ching-te, i cili mori detyrën muajin e kaluar. Pekini thotë se ai është “separatist” dhe që kur ai është inauguruar në postin e presidentit, Kina ka zhvilluar stërvitje ushtarake.
Por, udhëzimet e reja thonë se gjykatat në Kinë, prokuroritë dhe trupat publikë dhe shtetërorë të sigurisë “duhet të dënojnë rëndë mbështetësit e pavarësisë së Tajvanit për shkak se ata po e ndajnë shtetin dhe po nxisin krimet e shkëputjes", raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, Xinhua., duke shtuar se një udhëzim i tillë është lëshuar pasi "duhet të mbrohet sovraniteti i shtetit, uniteti dhe integriteti territorial”.
Udhëzimet po lëshohen në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë edhe ligjin e vitit 2005 kundër shkëputjes, tha Xinhua.
Ky ligj i jep Kinës bazë ligjore për veprim ushtarak kundër Tajvanit në rast se ky ishull shkëputet apo tenton të shkëputet.
Ende nuk ka reagim nga Qeveria e Tajvanit për këtë njoftim të bërë nga Kina.
Kina në të kaluarën ka ndërmarrë masa ligjore ndaj zyrtarëve të Tajvanit, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Hsiao Bi-khim, ish-ambasadorit de facto të Tajvanit në Shtetet e Bashkuara. Ai aktualisht është zëvendëspresident i Tajvanit./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.3%
-
Të gabuar
3.7%
-
S'më intereson
10.1%
Vota total: 656
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E inskenoi veten si ndërmjetësues për paqen në Ukrainë, Gjermania: Orban nuk flet në emër të Europës!
9 Korrik, 08:23
-
Lufta/ Rusia godet me 40 raketa Ukrainën, të paktën 36 të vdekur! Shkatërrohet spitali për fëmijë! Zelensky firmos me Tusk: Polonia mund të rrëzojë raketat ruse në qiellin e Kievit
8 Korrik, 08:17
-
Ushtarët kinezë mbërrijnë në Bjellorusi për 'stërvitje antiterroriste'
7 Korrik, 15:03
-
Takimi në Kazakistan/ Turqia aspiron të anëtarësohet në organizatën BRICS të krijuar nga Rusia dhe Kina
4 Korrik, 15:50
-
Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë
3 Korrik, 14:07
-
Tiranë/ 75 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë, ministri Hasani pret të Dërguarin e Posaçëm e Qeverisë kineze
2 Korrik, 18:00
-
Minxhozi: Diplomatët perëndimorë, si po e ndihmon Kina Vladimir Putinin në pushtimin e Ukrainës
2 Korrik, 10:38
-
Zëvëndëskancelari gjerman Habeck: Evropa të përballet me konkurrencën nga Kina
24 Qershor, 08:07
-
Blinken: Mbështetja e Kinës për Rusinë duhet të marrë fund
18 Qershor, 20:45
-
Lufta në Ukrainë/ Kina: NATO duhet të ndalojë së fajësuari për konfliktin të tjerët
18 Qershor, 11:26
-
Stoltenberg: Kina duhet të paguajë për mbështetjen që i jep Putinit
18 Qershor, 08:19
-
Kinë/ Katër instruktorë të kolegjit amerikan goditen me thikë në një park publik
11 Qershor, 08:30