Kina ka konfirmuar zyrtarisht se Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë vendin këtë javë për t'u takuar me Xi Jinping.
Sipas mediave të huaja, Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi se udhëtimi vjen me ftesë të presidentit kinez.
Pavarësisht se vetë Trump tha se vizita, e shtyrë nga fillimi i prillit, do të mbahej, Pekini nuk e kishte konfirmuar takimin deri më tani.
Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës janë të ‘tendosura’ si pasojë e luftës në Iran, me mbylljen efektive të Ngushticës së Hormuzit që kërcënon sigurinë energjetike të Kinës.
Thesari i SHBA-së vendosi gjithashtu sanksione ndaj kompanive me seli në Kinë, të cilat i ka akuzuar se ndihmojnë përpjekjet ushtarake të Iranit, vetëm disa ditë para vizitës së Trump.
Lajmi kryesor:
Trump mbetet duarbosh dhe shkon në Pekin pa një marrëveshje me Iranin, por me shumë kërkesa! Ndryshon tonet për uraniumin










