Kina kritikon Elon Musk për satelitët: Rrezikuan jetën e astronautëve tanë

Kina kritikon Elon Musk për satelitët: Rrezikuan jetën e astronautëve tanë

Pekini zyrtar njësoj si ligjvënësit demokratë amerikanë kanë lëshuar akuza ndaj miliarderit Elon Musk për shkak të një incidenti të pretenduar nga Kina në hapësirë. Pekini thotë se satelitët e Spaxe X kaluan pranë hapësirës kineze duke rrezikuar të përplasen me satelitet e Kinës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian ka hedhur një sërë akuzash ndaj manjatit amerikan Elon Musk, i cili është themeluesi i Space X dhe Teslas.

Pekini pretendon se dy satelitët e Elon Musk kanë kaluar shumë pranë stacionit hapësinor të Kinës, duke rrezikuar jetën e disa astronautëve kinezë.

“Në korrik dhe tetor të këtij viti, satelitët Starlink të lëshuar nga Space X bënë dy takime të ngushta me stacionin hapësinor të Kinës. Gjatë kësaj periudhe, astronautët kinezë po kryenin misione në stacionin hapësinor dhe morën masa urgjente për të shmangur përplasjen”, tha Zhao Lijan.

Lijan tha se kishte njoftuar OKB’në për situatën e rrezikshme të parandaluar nga Kina.

Lijan deklaroi më tej, se SHBA po vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe kontradiktore lidhur me hapësirën e jashtme.

“SHBA flet për konceptin e të ashtuquajturës sjellje të përgjegjshme në hapësirën e jashtme, por injoron detyrimet e saj sipas traktateve ndërkombëtare, duke shkaktuar probleme serioze dhe kërcënim për jetën e astronautëve. Ky është një rast tipik i standardeve të dyfishta”, shtoi ai.

Përdoruesit kinezë të internetit gjithashtu e sulmuan Elon Muskun, duke ulur reputacionin e multimiliarderit në një vend si Kina që ka përqafuar makinat elektrikë që ai prodhon Tesla./GazetaExpress

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës