Kina mohon testimin e raketës hipersonike

Kina mohon testimin e raketës hipersonike

Kina ka mohuar raportet se në fillim të viti ka testuar një raketë hipersonike me aftësi bërthamore, duke thënë se ka qenë vetëm një kontroll rutinë i anijeve kozmike.

Raporti fillestar në gazetën 'Financial Times' shkaktoi shqetësim në Uashington, ku inteligjenca amerikane thuhet se u kap në befasi. Raketat hipersonike janë shumë më të shpejta se ato normalet, çka do të thotë se është më e vështirë për tu kuptuar që janë lëshuar.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian tha në një konferencë për media se ishte kryer një një test rutinë për të verifikuar lloje të ndryshme të teknologjisë së anijeve kozmike.

"Kjo nuk ishte një raketë, kjo ishte një anije kozmike", tha ai.

Zhao shtoi se shumë vende kishin kryer teste të ngjashme në të kaluarën. Pyetjes se nëse raporti i 'Financial Times' ishte i pasaktë, ai u përgjigj "po".

Raporti të Shtunën citoi pesë burime anonime të cilët thanë se një raketë hipersonike ishte lëshuar në verë.

"Testi tregoi se Kina kishte bërë përparim mahnitës në armët hipersonike dhe ishte shumë më e avancuar nga sa kishin kuptuar zyrtarët amerikanë," shkruhej në raport.

Diplomati amerikan Robert Ëood tha se Shtetet e Bashkuara ishin "shumë të shqetësuara" nga këto lëvizje të Kinës. Ai u shpreh se si Kina ashtu edhe Rusia ishin "shumë aktive" në përdorimin e armëve bërthamore, teksa Ëood la të nënkuptuar se SHBA mund të kundërpërgjigjet.

"Ne thjesht nuk e dimë se si mund të mbrohemi kundër asaj teknologjie, as Kina, as Rusia," u tha ai gazetarëve në Gjenevë.

Marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës janë të tensionuara, me Pekinin që akuzon administratën e Presidentit Joe Biden si armik. Një numër i vendeve perëndimore gjithashtu kanë shprehur shqetësim për fuqinë ushtarake të Kinës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presioni i penalltive, dy lojtarët e Real Madrid refuzuan të gjuanin kundër Cityt

Presioni i penalltive, dy lojtarët e Real Madrid refuzuan të gjuanin kundër Cityt