Kina ndihmon Serbinë me vaksina anti-COVID

Kina ndihmon Serbinë me vaksina anti-COVID

Qendër vakisnimi në Beograd

Serbët mund të vaksinohen kundër virusit Corona në rreth 200 qendra. Kjo është e mundur vetëm me ndihmën nga jashtë - por vaksina nuk vjen nga Evropa Perëndimore.

Një nga qendrat e vaksinimit është hapur në panairin e Beogradit, jo shumë larg bregut të lumit Sava. Qindra të moshuar presin me durim në radhë për vaksinim, ndonjëherë me orë të tëra. Ndryshe nga shumë njerëz që shëtisin nëpër qendër të qytetit, ata mbajnë maska. Për të marrë orarin e vaksinimit këta të moshuar janë regjistruar më parë në internet. Në godinën e panairit, infermierët i drejtojnë ata në dhjetra stenda ku do të vaksinohen - kryesisht me vaksinën kineze Sinopharma.

Pekini ka dërguar një milionë vaksina në Serbi. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën "vaksina e vdekur”, siç përdoret edhe kundër difterisë ose poliomelitit. Avantazhi: Vaksina është më e lirë dhe mund të gjendet më lehtë se vaksinat e mARN të BioNTech dhe Pfizer ose vaksinat e Modernës. Sipas informacioneve nga Kina, Bahreini dhe Peruja, megjithatë efikasiteti i kësaj vaksine do të duhej të jetë 75 deri në 80%.

"Shpëtimtari i kombit" siguron vaksinat

"Vaksina më e mirë është ajo që e kemi në dorë", thotë Marija Obradoviq. Ministrja për Administratën Publike vlerëson se 35.000 ampula jepen çdo ditë. 172.000 serbë janë vaksinuar deri tani (që nga e diela - 24.01- në mbrëmje). Ministrja së pari i përshëndet mjekët dhe infermierët, pastaj vaksinohet edhe vet.

Presidenti Aleksandar Vuçiq i ka pritur vet kontigjentet e furnizimit me vaksina në Aeroportin e Beogradit, me fjalët më mirënjohëse në adresë të Pekinit. Në shtypin pro-qeveritar të Serbisë, ai gjithmonë paraqitet si "shpëtimtari i kombit", si një njeri i cili vazhdimisht kontakton qeveritë dhe autoritetet anembanë globit për të siguruar vaksina për popullin e tij.

Infrastruktura mjekësore e Serbisë, e cila është modeste krahasuar me Perëndimin, nuk përmendet në media. Nuk flitet shumë as për mosbesimin e shumë qytetarëve ndaj shifrave të publikuara të të sëmurëve me virusin Corona. Zyrtarisht thuhet se në Serbi janë infektuar 384.000 njerëz, nga shtatë milionë banorë sa ka ky vend. Ndërsa nga kjo sëmundje kanë vdekur 3886 serbë.

Ampulat e vaksinimit si një propagandë

Presidenti Vuçiç premton ndërtimin e fabrikave për prodhimin e vaksinave, si dikur në kohën e Jugosllavisë. Mediat njoftojnë se teknologjia e përshtatshme për prodhimin e vaksinave do të vijë nga Moska. Serbia dëshiron ta prodhojë vetë vaksinën ruse. Deri atëherë, Rusia ka në plan të dërgojë qindra mijëra ampula të vaksinës Sputnik 5 në Serbi.

Kina ka pasur një sukses të madh propagandues me shpërndarjen e vaksinës së saj, deklaron analisti politik Jaksa Shçekiq. Ndërsa shtetet perëndimore kanë mundur të sigurojnë vetëm disa mijëra ampula të vaksinës Pfizer dhe BioNTech, Pekini ka dërguar shumë. "Shokët e vërtetë e tregojnë veten e tyre në kohë të vështirë". Kjo është mënyra se si shumë serbë do të interpretojnë ndihmën nga Pekini, thotë 67-vjeçari. Qeveritë në Kinë dhe Rusi po bëjnë politikë me shpërndarjen e vaksinave. Nga ana tjetër, qeveritë perëndimore duhet të koordinojnë gjërat brenda BE-së, për shembull, dhe të mendojnë edhe për ekonomitë e veta.

Konkurrenca e fuqive të mëdha

Edhe Danijel Pantiq mendon ngjashëm në një intervistë për DW. Analisti 50-vjeçar, i orientuar nga Perëndimi, flet për konkurrencën midis fuqive të mëdha kur bëhet fjalë për luftimin e virusit Corona. Në sytë e shumë serbëve, Kina është përpara. Besimi i serbëve në aftësinë vepruese të Bashkimit Evropian po zvogëlohet. "Është një krizë ekzistenciale për ne", thotë ai. "Tani kemi nevojë për ndihmë si rrallë më parë, e ndihma nuk po vjen nga Perëndimi, por nga Kina dhe Rusia." Serbia, si një vend i vogël, varet nga ndihma e shteteve të tjera. Në Ballkanin Perëndimor, vetëm Serbia dhe Shqipëria kanë filluar të vaksinojnë popullatat e tyre deri më tani. Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ende në pritje të dorëzimit të sasive të mëdha të vaksinave nga jashtë.

Kërkimi i partnerëve në Lindje

Kina po përpiqet të përfitojë politikisht nga situata. Ajo tregon se është një partnere e aftë për veprim të shpejtë dhe nuk ka nevojë të presë si në vendet e tjera. Daniel Pantiq kujton përfshirjen e Pekinit në projektet ndërshtetërore të infrastrukturës në Evropën Juglindore. Paraqitja me një vetëbesim të theksuar ka lënë efektet e veta, thotë ai. Gjithnjë e më shumë të rinj serbë mësojnë gjuhën e tyre. Besimi se Serbia mund të bëhet anëtare e BE në një të ardhme të parashikueshme po zvogëlohet. Pantiq thotë se Serbia nuk ka pasur asnjë vështirësi për t'u bërë pjesë e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik.

Ngjashëm me Serbinë, edhe disa shtete të tjera të Evropës Qendrore e Lindore dhe Juglindore po riorientohen drejt Lindjes. Edhe Hungaria si anëtare e BE-së, apo Turqia, shpresojnë mbështetjen nga Kina dhe Rusia në luftimin e pandemisë, thotë Pantiq.

Ndërkohë, varianti i ri i virusit Corona, i paraqitur për herë të parë në Britaninë e Madhe është shfaqur edhe në Serbi. Një grua e adhur nga Londra e ka sjellë me vete në Beograd. Megjithatë qeveria serbe nuk po planifikon një bllokim të ri. Restorantet, kafenetë dhe qendrat tregtare janë të hapura./ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren