KINË - Një ditë historike për Kinën, ku pas 30 vitesh, u braktis politika e lindjes së fëmijës së vetëm, që do të thotë se tashmë çiftet do të mund të kenë më shumë se një fëmijë.
Komiteti vendor i Kongresit Kombëtar të Popullit, ka aprovuar paketën e reformave të partisë komuniste.
Përveç mundësisë për të pasur dy fëmijë për çdo familje, për çdo familje, Gjykata e lartë kineze, është shprehur në favor edhe për heqjen e kampeve të riedukimit nëpërmjet punës.
Më pas, do të jenë parlamentet e provnicave ato që do të vendosin se kur do të aplikohet normativa e re.
Deri më tani, ligji i ndalonte çiftet në Kinë të kishin më shumë se një fëmijë edhe pse kishte disa përjashtime për minoritetet etnike apo për çiftet rurale të cilat kishin si fëmijë të parë një femër. Politika e fëmijës së vetëm u prezantua në Kinë në vitin 1979 nga ish-politikani Deng Xiao Ping.
Por edhe sistemi i ‘riedukimit nëpërmjet punës’ do të hiqet. Në këtë mënyrë rreth 160 mijë të burgosur në 260 kampe do të lirohen. Në këto kampe gjenden persona të akuzuar për trafikim droge, prostitucion, disidentë politik dhe fetar të arrestuar me pretekste të ndeyshme por asnjëherë të dënuar nga gjykata
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com