Kina thotë se SHBA-ja po 'luan me zjarrin', për shkak të mbështetjes së Tajvanit
Një ushtar kinez duke shikuar një anije tajvaneze gjatë stërvitjeve ushtarake që Kina i bëri përreth Tajvanit, më 5 gusht 2022
Qeveria e Kinës e ka kundërshtuar të dielën vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë më shumë ndihmë ushtarake dhe për t’i shitur armë Tajvanit, duke thënë se Uashingtoni “po luan me zjarrin”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, autorizoi të shtunën furnizimin e Tajvanit me materiale dhe shërbime nga Departamenti i Mbrojtjes, si dhe ofrimin e edukimit dhe trajnimit ushtarak. Kjo ndihmë kap vlerën e rreth 571 milionë dollarëve.
Ndërkohë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të premten se ka aprovuar shitje armësh për Tajvanin në vlerë 295 milionë dollarë.
Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje SHBA-së në një komunikatë që ta ndalë armatosjen e Tajvanit dhe t’i ndalojë ato që i quajti "lëvizje të rrezikshme që minojnë paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit".
Tajvani është një ishull demokratik me 23 milionë banorë, por Qeveria kineze pretendon se ai është territor i saj dhe thotë se duhet të vihet nën kontrollin e saj.
Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949, pas një lufte civile e cila mbaroi me Partinë Komuniste në pushtet në Kinë.
Ishulli i vetëqeverisur nuk ka qenë asnjëherë pesë e Republikës së Popullit të Kinës, por Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet ta rimarrë qoftë edhe me forcë.
Duke i shitur armë dhe e mbështetur ushtarakisht, SHBA-ja synon ta ndihmojë Tajvanin të mbrohet dhe ta parandalojë Kinën nga kryerja e ndonjë sulmi.
Biden kishte autorizuar një mbështetje të ngjashme në shtator, në vlerë prej 567 milionë dollarë.
Shitja e armatimit përfshin 265 milionë dollarë për rreth 300 sisteme radiotaktike dhe 30 milionë dollarë për 16 mbajtëse armësh.
Ministria e Jashtme e Tajvanit mirëpriti miratimin e dy shitjeve, duke thënë në një postim në rrjetet sociale në X se kjo rikonfirmoi “angazhimin e Qeverisë së SHBA-së ndaj mbrojtjes sonë”./ REL
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.5%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Biden nënshkruan ligjin për financimin e qeverisë, shmanget mbyllja e pjesshme e saj
21 Dhjetor, 19:23
-
Bazë e re ushtarake e SHBA-së në Poloni! Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat përforcon krahun lindor të NATO-s
21 Dhjetor, 18:42
-
Trump do t’u kërkojë vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së
21 Dhjetor, 16:55
-
Spahiu: Të gjitha partitë opozitare në Kosovë janë afruar më shumë me Shqipërinë sesa Vetëvendosja!
21 Dhjetor, 16:44
-
Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur me veprimet në Siri
21 Dhjetor, 15:36
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Dëmtimi i Ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë, SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë
21 Dhjetor, 09:40
-
SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton planin për buxhetin e qeverisë, do të shmangte mbylljen e pjesshme të saj
21 Dhjetor, 08:15
-
Ambasadori Hovenier: Agjentë të FBI-së janë angazhuar në hetime, pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit
20 Dhjetor, 21:20
-
'Parashqevia ka nevojë për mbështetje shpirtërore', Gëzim Tushi: Çdo njeri i famshëm në Shqipëri anatemohet! U shfaqën moralistët më këshilla, llafazanëri sociale
20 Dhjetor, 20:10
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor, 19:19