Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshimet e para janë për një zjarr të qëllimshëm, pasi flakët janë përhapur në të gjithë fushën e mbeturinave.

Kjo është e disata herë brena harkut kohor të dy muajve që këtij vendgrumbullimi i vihet flaka.

Nga flakët nuk ka rrezik për banesat, por zjarri vijon pasi është e pamundur të shuhet me mjete zjarrfikëse.

Në vend ndodhet reparti zjarrfikës dhe një fadromë që po punon për mbulimin me dhe të mbeturinave, pasi është e vetmja mënyrë që zjarri të vihet nën kontroll.

Reja e tymit toksik ka mbuluar gjithë zonën dhe shkon deri në Kamëz e Mamurras, në varësi të drejtimit të erës.