Kina vijon të thithë yjet e Europës
as Kaliniç nuk i reziston dot milionave

Kina vijon të thithë yjet e Europës<br />as Kaliniç nuk i reziston dot milionave
Miliarderët kinezë nuk ndalen së thithuri yjet e futbollit Europian në superligën e tyre. I fundit që nuk i ka rezistuar dot tundimit të milionave është sulmuesi kroat i Fiorentinës, Nicola Kalinic.

Gazeta spanjolle ‘Marca’ zbulon akordin e arritur mes kinezëve të Tianjin Quanijan dhe ekipit italian për shifrën e 45 milion euro-ve me një kontratë për lojtarin deri në 2019-ën.

Traineri Kanavaro pas dështimit të blerjes së Diego Costa-s nga Chelsea ka menduar për kroatin si alternativën më të mirë të mundshme për sulmin.

Për të përmbyllur operacionin mes ekipeve pritet vetëm “OK” i Kalinic i cili mendohet se nuk do të vonojë gjatë. Transferimi i tij do të jetë i katërti më i madh në Kinë pas atyre të Jackson Martinez, Oskar dhe Hulk për shifrën e 50 milion euro-ve.

Kujtojmë që pak ditë më parë superligës kineze i është bashkuar edhe sulmuesi argjentinas Carlos Tevez duke u bërë lojtari më i paguar i botës së futbollit në të gjitha kohërat. Milionat e pasanikëve kinez duket se po bindin me ritme të shpejta yjet e futbollit në të katër cepat e globit dhe po dobësojnë kampionatet elitare europiane të futbollit. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar